Home Sport Paul Pogba arrin marrëveshje me Juventusin

Paul Pogba arrin marrëveshje me Juventusin

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Paul Pogba do të rikthehet në futbollin italian për ta veshur përsëri fanellën e Juventusit.

Pas gjashtë viteve të kaluara në Old Traford te Manchester United, ylli francez do të ribashkohet me Juventusin si një transferim i lirë.

29-vjeçari mbetet futbollist i lirë në fund të sezonit dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Djajtë e Kuq.

Sipas asaj që ka raportuar La Gazzetta dello Sport, Pogba është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga Juventusi.

Reprezentuesi francez pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Zonjën e Vjetër, nga e cila do të fitojë 10 milionë euro në sezon duke u bërë edhe futbollisti më i paguar tek torinezët.

Pogba ishte pjesë e bardhezinjve për katër vite nga 2012 deri më 2016 para se t’i bashkohet Manchester Unitedit për shumën e 105 milionë eurove.

You may also like