Home Fokus Serwer pyet Kurtin: Çfarë do t’i japësh Serbisë, kështu përgjigjet kryeministri Kurti

Serwer pyet Kurtin: Çfarë do t’i japësh Serbisë, kështu përgjigjet kryeministri Kurti

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled





Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, e ka pyetur Kurtin në Këshillin e Atlantikut se çfarë është në i gatshëm t’i japë Serbisë në dialog.

Kurti tha se ngecjet në dialog janë për faj të Serbisë dhe se ai detyrohet të paguajë miliona që të mbajë me rrymë serbët në veri dhe se marrëveshja për targa nuk po arrihet si shkak i mosvullnetit të palës serbe.

Kurti shtoi se nuk mund t’i japë asgjë Serbisë dhe se kërkesat e Beogradit nuk janë ato të serbëve të Kosovës por janë si kompensim për humbjet e Slobodan Milosheviqit.

Lexo edhe:  Kjo është maturantja kosovare e cila mori më së shumti pikë në Testin e Maturës | FOTO

“Sa i përket kësaj. E para, kjo do të binte në logjikën tranzakcionale tit-for-tat, jep diçka për të marrë diçka dhe dua që qytetarët të përfitojnë nga marrëveshja. Kur takoj zyrtarët e Beogradit ata ende vajtojnë humbjet e Serbisë si pasojë e Slobodan Milosheviqit.

Nuk supozohet që të kompensojë humbjet e Serbisë për të kaluarën e saj. Kjo ka të bëjë me diçka që ndodhë brenda shoqërisë serbe.

Unë jam në Kosovë në mënyrë që t’i shërbejë kërkesave të qytetarë të Kosovës. Beogradi po vjen me kërkesa që nuk janë të serbëve të Kosovës por që janë si kompensim për humbjet e tyre 23 vjet më parë. Kjo nuk është shërbim ndaj qytetarëve por një ëndërr për “Serbi të Madhe” që mund të kthehet në tmerr për banorët e Ballkanit”, tha Kurti.

Lexo edhe:  Merr fund hasmëria 20 vjeçare në mes familjeve kosovare, pajtohen familja Maqastena dhe Beka (VIDEO)





You may also like