Home Fokus Si doli Aziz Salihu Iakuriq nga shtëpia dhe përfundoj në polici?

Si doli Aziz Salihu Iakuriq nga shtëpia dhe përfundoj në polici?

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Detajet nga jeta private e njerëzve publik gjithnjë tingëllojnë interesante. E kush nuk do të donte të dëgjonte një tregim të sinqert?

Herë pas here shkëpusim copëza historie të jetuara nga personazhet e njohur të politikes, kulturës, sportit. Aziz Salihun ka çka thotë, pasi si fëmijëra, rinia dhe e gjithë jeta e tij janë të mbushura me ngjarje interesante, shkruan “Kosovarja”.

“Kam qenë fëmijë që kam lëvizuar shumë. Megjithatë, më kujtohet që gjithnjë më kanë dashur të gjithë. E kam të freskët një rast shumë interesant, të cilin po e tregoj për ju. Kur isha vetëm 6 vjeç kam dalur nga shtëpia Iakuriq. E kam humbur rrugën. Pas 24 orësh e kam parë vetën në stacionin e policisë. Pas një pritje të gjatë më në fund u paraqit babai im. Këtë gjë nuk e harroj kurrë”, thotë ai, dhe tutje sjellë në mendje histori të tjera po kaq interesante. “E kur më erdhi vakti me u ba synet ika nga shtëpia nëpër kollomoq. Kisha shumë frikë. U pata traumatizuar nga frika e madhe. Më në fund më zunë dhe…
Ka edhe momente të tjera. Ende më kujtohet se si rrihesha me njerëz për shokët e mi. Gjithmonë kam qenë gati për të luftuar për të tjerët e sidomos për ata që i kam pasur për zemer”, thotë njeru, i cili prej fëmijërisë duket se ja paska caktuar rrugën vetes drejt ringjeve të boksit, shkruan “Kosovarja”.

Lexo edhe:  Deklarata e të akuzuarit Arbër Sejdiu në Polici: E ndjera Marigona Osmani nga goja kishte vjellë zi

Aziz Saliu, më pas flet për jeten shkollore. Nuk e mohon se ka qenë nxënës i dobët. “Nuk i kam pasur të gjitha pesa në ditar, por në sjellje kam qenë i shkëlqyer. Në shkollw nuk kam bërë probleme. Ajo kohë ka qenë tjeter, kemi pasur turp e shkollën, arsimtarët e profesorët i kemi respektuar shumë”. Përderisa jeta e tij zhvillohej mes shkollës, rrugës, e ndonjë përleshje aty këtu, i vie koha edhe punës. Zanati i parë i tij ka qenë ai i zdruktarit. “Në moshen 14 vjeçare kam nisur punën si zdrukthtar. Kam punuar afërsisht një vit. Punoja me dyer e dritare”, kujton ai. Ndërkaq, pikërisht në këtë moshë, Azizi ndeshet me një shok, i cili e shtyen që ti futet boksit. Prej asaj kohe Salihu është aktivizuar në këtë sport, i cili i përshtatej më së miri. Për Aziz Salihun boksi u bë pasioni dhe jeta e tij. Për vite me radhw u bë fitues i kupave e medaljeve të shumta, në Kosovë, ish Jugosllavi e Evropë.

Lexo edhe:  Kosovari merr veturën me qira në Mal të Zi dhe ia shet vëllait në Lipjan, vet niset për Rusi

Sot jeton i qetë, largë ringut dhe sfidave, por në mëndje gjithnjë ka duelet dhe brohoritjet e forta të publikut që e deshen dhe e duan.

You may also like