Home Sport Steven Gerrard do të jep maksimumin e tij kundër Manchester Cityt

Steven Gerrard do të jep maksimumin e tij kundër Manchester Cityt

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur përpara ndeshjes së tyre të fundit ndaj Wolves.

Titulli i Premier Ligës do të vendoset në ndeshjen e fundit, pasi dy ekipet kryesuese në tabelë kanë diferencë prej një pike.

Liverpooli do të takohet me Wolves, ndërsa Man City me Aston Villan.

Përpara këtyre sfidave ka folur edhe Jurgen Klopp duke thënë se janë duke menduar vetëm për lojën e tyre.“

City do të përballet me skuadrën e ish-kapitenit të Liverpool, Steven Gerrard, ndërsa Klopp tha se nëse do mund të ndihmoja ish-klubet ku ai ka qenë trajner do ta bënte me motiv shtesë.

“Nëse do të luaja një ndeshje dhe do të mund të ndihmoja ish-klubet Dortmundin ose Mainzin, do të thoshte për mua një motivim shtesë. Kështu është”.

Tutje trajneri i Liverpool tha se Gerrard do të jap maksimumin në ndeshjen e tyre kunder Manchester Cityt.

“Stevie do ta jap 100% në atë takim”, vazhdoi gjermani.

Liverpooli do të mirëpres Wolves në ‘Anfield’ të dielën në orën 17:00.

You may also like