Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Greqisë

[ad_1]

Kosova sot do të luajë ndaj Greqisë nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin e 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Kosovës në tri ndeshjet e muajit qershor ka marr 6 pikë, ku fitoi dy herë ndaj Qipros dhe Irlandës së Veriut dhe pësoi humbje pikërisht ndaj Greqisë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka probleme të mëdha për këtë sfidë pasi ka mungesa të shumta me futbollistë të lënduar dhe me kartonë.

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën dhe Benjamin Kolollin të dëmtuar, ndërsa Lirim Kastratin, Ibrahim Dresevicin dhe Betim Fazlijin nuk do të jenë në fushë shkaku i kartonëve.

Ndërkaq, në stërvitjen e fundit i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit ka stërvitur Vedat Muriqi, por ai do të jetë i gatshëm për lojë.

[ad_2]

Previous post 3 benefits of Arsenal’s Europa League return
Next post 3 potential destinations for Nicolas Pepe