Home Fokus Ky është kosovari i kërkuar nga Austria, u arrestua dje në Prishtinë

Ky është kosovari i kërkuar nga Austria, u arrestua dje në Prishtinë

by Republika Online
Untitled


Një person i kërkuar nga Interpoli ka rënë dje në prangat e Policisë së Kosovës. Gazeta Sinjali raportoi se 39-vjeçari që ishte në kërkim ndërkombëtar u kap gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, në bazë të një urdhër arresti aktiv të lëshuar nga autoritetet e Austrisë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se personi që ra në prangat e Policisë pasi po kërkohej nga Austria për veprën penale vjedhje e rëndë është Muhamet Muçiqi.

Lexo edhe:  Ky është 24-vjeçari që iku nga vendi i ngjarjes pasi goditi me veturë dy vajzat në Prishtinë (EMRI/MBIEMRI)

‘Sebep’ i arrestimit u bë humbja e letërnjoftimit të të dyshuarit, për çka ai kishte shkuar në stacion policor për të marrë një vërtetim, por që përfundoi i prangosur, pasi gjatë verifikimit rezultoi në listën e personave të kërkuar nga Interpoli.

Kushdo që kryen “vjedhje të rëndë” në Austri, sipas Kodit Penal atje mund të dënohet deri me 10 vite burgim.

Lexo edhe:  Ky është 24-vjeçari që iku nga vendi i ngjarjes pasi goditi me veturë dy vajzat në Prishtinë (EMRI/MBIEMRI)

You may also like