Home Kosovë “Pagesën e ke bërë më 1999”, klinika i heq të gjitha shpenzimet veteranit (FOTO)

“Pagesën e ke bërë më 1999”, klinika i heq të gjitha shpenzimet veteranit (FOTO)

by Republika Online
Untitled


Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka treguar se një klinikë kosovare, ia ka hequr të gjitha shpenzimet e analizave dhe kontrolleve mjekësore për shkak të kontributit të dhënë në luftën e UÇK-së.

“Pagesën e shërbimit të sotëm e ke bërë më 1999”, thuhet në faturën që i është lëshuar Qeriqit.

Lexo edhe:  Një burrë lahet lakuriq në fontanën te sheshi “Zahir Pajaziti” (VIDEO)

“Pas të gjitha kontrolleve mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vie koha e pagesës kjo është fatura. Përgjigjja e mjekut ishte, se pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe pa sakrificën e juaj ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky veprim ishte tepër emocionues për mua”, ka shkruar Qeriqi.

You may also like