




Një rast jo fort i zakontë i p lagosjes ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ilaz Kodra” në Ulpianë, ku një 22-vjeçare ka th erur me thikë veten, për shkak se nuk i pëlqeu një fustan, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se lidhur me rastin është njoftuar menjëherë Policia, me ç’rast një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë një deklaratë nga vajza.





Gjithçka dyshohet se ndodhi si pasojë e gjendjes emocionale, ku për një moment vajza th er veten me th ikë në bark, duke pësuar kështu l ëndime trupore.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti “vetëlëndim” dhe të hetohen rrethanat e ngjarjes.