Home Kosovë Kosovari vozit 208 km/h në Zvicër, arrestohet i konfiskohet patentë shoferi dhe vetura

Kosovari vozit 208 km/h në Zvicër, arrestohet i konfiskohet patentë shoferi dhe vetura

by Republika Online
Untitled


Një 43 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Zurich.

Sipas policisë kantonale arsyeja e arrestimit të tij është tejkalimi i shpejtësisë.

Burri nga Kosova kishte vozitur 208 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 120 km/h.

43-vjeçari pas intervistimit është liruar, derisa atij iu konfiskuan patentë shoferi dhe vetura.

Lexo edhe:  Temperatura deri në 34 gradë, ky është parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Policia e Zurichut në njoftim thekson se kosovari të dielën më 19 qershor, rreth orës 21:30 ishte duke vozitur në autostradën A15 në afërsi të Usterit në drejtim të drejtim të Brüttisellen-it.

Ai tani duhet të përgjigjet për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut.

Vetura dhe patentë shoferi janë në dispozicion të prokurorisë publike, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Osmani: Kurrë s’kam premtuar se marrëveshjet me Serbinë duhet të kthehen në pikën zero

/GazetaSinjali/

You may also like