Home Kosovë Ky është 37-vjeçari nga Gjakova që tentoi ta vras vëllain e tij pas konfIiktit për pronë (FOTO)

Ky është 37-vjeçari nga Gjakova që tentoi ta vras vëllain e tij pas konfIiktit për pronë (FOTO)

by Republika Online
Untitled





Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një tentim vra sje që ndodhi mbrëmë në rrugën “Ferid Domi”, në Gjakovë, ku një 37-vjeçar tentoi ta vras vëllain e tij, për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore.

Personi që po dyshohet lidhur me këtë rast, sipas burimeve të Sinjalit është Valon Vula, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor për dy vepra penale.

Lexo edhe:  Dhurata Dora dhe Elvana Gjata vijnë me “Gajde”

Sipas informatave të para, Vula ka shkrepur disa pIumba, por fatmirësisht s’ka persona të lënduar. Motivi i tentim vr asjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet pronësore, çka e kanë shtyrë 37-vjeçarin të gjuajë vëllain e tij 30-vjeçar.

Pas arrestimit të tij, Policia ka sekuestruar a rmën e përdorur në rast, bashkë me disa gëzhoja e rreth 200 fishekë.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Lexo edhe:  Diaspora zgjedh presidenten Vjosa Osmani – Miss Politikanja Shqiptare

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





You may also like