Home Kosovë Ky është mjeku kosovar, gjesti i së cilit emocionoi shumë persona në Kosovë: Faturën e ke paguar më 1999

Ky është mjeku kosovar, gjesti i së cilit emocionoi shumë persona në Kosovë: Faturën e ke paguar më 1999

by Republika Online
Untitled





“Pagësen e shërbimit të sotëm e ke bërë më 1999. Çkado që të kesh nevojë, je i mirëseardhur tek ne”, ishin fjalët e Burim Jasharit, në faturën që ia dha veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, shkruan Llapi.info.

Ky veprim i Burim Jasharit nga Podujeva, i cili është djalë i doktorit llapjan, Shaban Jashari, ngjalli reagime të mëdha nga shumë persona.

Lexo edhe:  Qeveria Kurti obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele

Veprimi i Burimit, përveçse bujar dhe fantastik, rrallë shihet edhe në vende tjera.

E ky gjest është bërë i ditur nga vetë ish-ushtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

Ai është emocionuar nga veprimi i mjekut llapjan, Burim Jashari.

“Pas të gjitha kontrolleve mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vie koha e pagesës kjo është fatura.Përgjigjja e mjekut ishte, se pa l uftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe pa sakrificën e juaj ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky veprim ishte tepër emocionues për mua”, ka shkruar Qeriqi./Llapi.info.

Lexo edhe:  Kjo është maturantja kosovare e cila mori më së shumti pikë në Testin e Maturës | FOTO





You may also like