Home Kosovë Vëllai tenton ta vras vëllain e tij, ngatërresa filloi për motive pronësore

Vëllai tenton ta vras vëllain e tij, ngatërresa filloi për motive pronësore

by Republika Online
Untitled


Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë, mbrëmë para mesnatës në Gjakovë, pasi dyshohet se ka tentuar ta v ras vëllain e tij me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën ’’Ferid Domi’’, ku i dyshuari V.V., ka gjuajtur me armë në drejtim të vëllait të tij, 30-vjeçar.

Lexo edhe:  Qeveria Kurti obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele

Sipas informatave të para, motivi i tentim v rasjes dyshohet të jetë mosmarrëveshja pronësore.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë për veprat penale “V rasje në tentativë” dhe “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

You may also like