EKSKLUZIVE:Ky është serbi që u arrestua sot për krime lufte në Pejë (FOTO)

Prokuroria Speciale e Kosovës pas një pune hetimore disamujore nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, sot ka arrestuar një person.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Milorad Djokovic, nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës, i nacionalitetit malazez, shtetas i Republikës së Kosovës.

I njëjti është arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë (9) civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë (5) persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor./Indeksonline/

Previous post “Unë fabrikë nuk kam”, kosovarit i vije fatura e rrymës 768 euro për muajin qershor (FOTO)
Next post Kosovari merr veturën me qira në Mal të Zi dhe ia shet vëllait në Lipjan, vet niset për Rusi