Plagosen dy persona në Pejë, njëri nga ta në gjendje të rëndë (DETAJE)

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që u dëgjuan pak më parë në fshatin Kryshec të komunës së Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se njëri ta ka marrë plagë të rënda dhe si pasojë e kësaj është nisur të dërgohet me autoambulancë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Ndërsa personi tjetër ka lëndime më të lehta.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por që të njëjti nuk kanë pasur ende informacione.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Previous post Vetura godet dy vajza në Prishtinë, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes (VIDEO)
Next post Rrëmbehet 12-vjeçarja kosovare, teksa po luante në park me motrën e saj