Vetura godet dy vajza në Prishtinë, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Agim Ramadani’ në kryeqytet, ku vetura ka goditur dy vajza të reja, raporton Gazeta Sinjali.

Shoferi që ka goditur vajzat me veturën e tipit Audi 80 me targat 01-716-// ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sinjali ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë atje kanë dalë ekipi mjekësor, teksa bëhet e ditur se gjendja e dy vajzave është shumë e rëndë.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por që të njëjti nuk kanë pasur ende informacione.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Previous post Kjo është maturantja kosovare e cila mori më së shumti pikë në Testin e Maturës | FOTO
Next post Plagosen dy persona në Pejë, njëri nga ta në gjendje të rëndë (DETAJE)