Ky është personi që dyshohet se plagosi dy personat në Pejë (FOTO)

IndeksOnline ka raportuar në vazhdimësi që nga mbrëmë për një plagosje në fshatin Kryshec të komunës së Pejës.

Ilir dhe Flakrim Bajrami mbrëmë u plagosën me armë zjarri nga një person, teksa ishin duke qëndruar në terasën e një lokali.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se J.Gashi që shtiu me armë zjarri shtatë herë nga vetura në drejtim të tyre është kusheriri i të plagosurve.

Iliri është në gjendje të rëndë shëndetësore i cili po trajtohet në QKUK. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

Previous post Rrëmbehet 12-vjeçarja kosovare, teksa po luante në park me motrën e saj
Next post Arrestohet shoferi që goditi dy vajzat e reja në Prishtinë (VIDEO)