Rrëmbehet 12-vjeçarja kosovare, teksa po luante në park me motrën e saj

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 21:10 në Prishtinë, ku një vajzë 12-vjeçare është rrëmbyer nga një burrë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se vajza e vogël po luante bashkë me motrën e saj në parkun te pishat në rrugën ‘2 Korriku’, ku një person kishte ardhur me veturë dhe kishte marrë vajzën që aty.

Motra e 12-vjeçares e ka njoftuar Policinë për emrin e të dyshuarit dhe veturën të cilën ai ishte duke e vozitur kur kishte kryer rrëmbimin, ndërkaq rasti është denoncuar nga prindi i 12 vjeçares.

Njësitet policore kanë dalë në kërkim, me ç’rast kanë hasur në veturën që po kërkonin bashkë me të dyshuarin dhe vajzën e vogël brenda.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Previous post Plagosen dy persona në Pejë, njëri nga ta në gjendje të rëndë (DETAJE)
Next post Ky është personi që dyshohet se plagosi dy personat në Pejë (FOTO)