“Shoqet e saj më treguan për maltretimin e bërë nga Dardan Krivaqa” – Dëshmia prekëse e nënës se Marigona Osmanit (DOKUMENT)

Është publikuar aktakuza e ngritur gjatë ditës së djeshme ndaj Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiut, të cilët dyshohet se me dashje dhe në mënyrë makabre kanë privuar nga jeta 18-vjeçaren, Marigona Osmani, raporton Gazeta Sinjali.

Në aktakuzë përfshihet edhe deklarata e nënës së të ndjerës, Valdete Osmani, e cila ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e vajzës së saj kishte gjatë kohës sa ajo ishte në lidhje me të akuzuarin Krivaqa.

Ajo tregon se kohë pas kohë ka parë shenja dhunë mbi trupin e së ndjerës.

“Marigona ka pasë ndryshime radikale kohën e fundit, këto ndryshime kanë mund të ndodhin vetëm nën ndikimin e Dardanit. Kam vërejtur shenja në fytyrë. E kam pyetur se çka ka por Marigona ka thënë se ka pasur probleme në shkollë me vajza”, thuhet në deklaratën e dëshmitarës.

Valdete Osmani ka deklaruar se ajo e mësoi nga shoqet e vajzës së saj që Dardan Krivaqa ia maltretonte vajzën.

“Këtë fakt ia kanë treguar kur kanë ardhur në të pame shoqet e vajzës të ndjerë të cilat i kanë treguar se vajza ka qenë e maltretuar nga Dardani dhe të njëjtat i kishin sugjeruar vajzës të ndjerë që të largohet nga ai dhe ti lajmëroj prindërit dhe ta praqes rastin në polici. Ditën kur vajza ka ikur dhe ka shkuar me bashkëjetuar me Dardanin ka qenë data 05 Qershor 2021, e njëjta atë ditë i ka thënë se është duke shkuar për të kërkuar punë dhe ka dalë nga shtëpia“, thuhet tutje në deklaratën e siguruar nga Nacionale.

Aktakuza përmban dëshmi me video të torturës mizore që dy të akuzuarit kishin bërë ndaj 18-vjeçares.

Sipas Prokurorisë Marigona është dhunuar seksualisht, pastaj është rrahur mizorisht nga dy të dyshuarit, ndërsa dëshmitë e këtij krimi janë faktuar edhe nga pamjet e kamerave që Dardan Krivaqa kishte vendosur për ta monitoruar të renë me të cilën kishte filluar të bashkëjetonte.

Previous post Qeveria Kurti obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele
Next post Reciprocitet i dokumenteve ndaj Serbisë, vjen reagimi i Vuçiqit