Osmani: Kurrë s’kam premtuar se marrëveshjet me Serbinë duhet të kthehen në pikën zero

[ad_1]




Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se asnjëherë nuk ka deklaruar se marrëveshjet me Serbinë do të kthehen në pikën zero.

Duke folur për marrëveshjen për udhërrëfyesin sa i përket energjisë elektrike në veri, Osmani u shpreh se kjo marrëveshje nuk është komplet e njëjta me ato të vitit 2013 dhe 2015.

“Unë nuk mund të merrem me zërat që thonë përse KEDS-i nuk merr faturat dhe bën menaxhimin me rrymën. Elektroseveri a ka marrë atë në bazë të udhërrëfyesit, por edhe kjo nuk është e njëjtë me atë të vitit 2013 e 2015. Për shembull tani elektroseveri ka kompetenca e sqaruara tërësisht dhe ajo i jep llogari shteti të Kosovës”, tha ajo.

“Përveç Asociacionit, për të cilin kam thënë se nuk do të zbatohet kurrë në Kosovë, kurrë s’kam premtuar se marrëveshjet me Serbinë duhet të kthehen në pikën zero”, shtoi ajo në KTV.





[ad_2]

Previous post Temperatura deri në 34 gradë, ky është parashikimi i motit për javën e parë të korrikut
Next post Pamje të aksidentit tragjik në Gjakovë ku humbi jetën i riu kosovar (VIDEO)