Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut dyshohet se janë arratisur në bregdetin shqiptar

Arbër Lushtaku, djali i Nuredin Lushtakut bashkë me xhaxhain e tij Arif Lushtakun ( vëllai i Nuredin Lushtakut) janë në kërkim pas sherrit të mbrëmshëm me Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.

Dyshja, dyshohet se janë arratisur në bregdetin shqiptar. Burime të Gazetës Insajderi rrëfejnë se ata aktualisht ndodhën në Shëngjin.

Ata janë në shoqërinë e njëri tjetrit në këtë vend, thotë ky burim.

E krejt sherri nisi kur dy policë i shqiptuan gjobë trafiku djalit të ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, e cila atyre u kushtoi me sulm.

Dy zyrtarët policorë mbetën të plagosur, njëri si pasojë e armës së zjarrit që ende nuk është konfirmuar se nga kush u shkrep, e tjetri për shkak të mjeteve të forta.

Për sulmin ndaj Policisë u arrestua Nuredin Lushtaku por pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.

Arbri bashkë me xhaxhain e tij, Arifin gjenden akoma në arrati, ndërkohë që Nuredin Lushtaku me vëllain tjetër janë liruar në procedurë të rregullt.

Previous post Kurti thirrje qytetarëve që targat ilegale t’i shndërrojnë në ato RKS
Next post Sulmohet me armë diskoteka ‘Venom’ në magjistralen Prishtinë – Ferizaj (PAMJE)