Prokuroria: Lushtaku ia ka dërguar Bekim Jasharit armën e njërit polic

Në seancën për caktimin e paraburgimit për ish-nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtakut dhe të dyshuarve të tjerë për sulm ndaj policëve është përmendur edhe emri i ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharit.

Pas dorëzimit të Lushtakut në Polici, është duke u mbajtur seanca e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj tij dhe të dyshuarve tjerë për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Siç raporton portali koha.net, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka elaboruar kërkesën e paraburgimit ku ka thëne se ka kërkuar masën e paraburgimit për shkak se sipas saj, të njëjtit së bashku kanë kryer veprën penale.

“Sipas prokurorisë pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policor, Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetari i Skenderajt, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici”, thuhet në raportimin e Kohës.

Prokuroria ka thënë se Nuredin Lushtaku kishte shkuar me dy vëllezërit e tij pasi i kishte thirrur djali i tij pas një dënimi që i kishin shqiptuar zyrtarët policorë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë të hënën gjatë ditës i ka kërkuar Gjykatës Themelore që t’ua caktojë masën e paraburgimit dy të dyshuarve për rastin e plagosjes së dy policëve të shtunën mbrëma në Skenderaj, F.L. dhe A.L., ndërkohë që ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është shpallur në kërkim.

Previous post Aksidentohet me motor në Veternik, 19 vjeçari vdes në vendin e ngjarjes
Next post “Babi im u sulmua nga disa njerëz që mendojnë që janë të paprekshëm” – Flet djali i policit të lënduar nga Lushtakët