Pamje ekskluzive – Sekuestrohen me dhjetëra dosje të stukturave paralele të Serbisë (FOTO/VIDEO)

Një aksion i gjerë i policisë ka nisur mëngjesin e sotëm në disa lokacione në Shtërpcë.

Me urdhër të Gjykatës së Ferizajt, nën mbikëqyrjen e prokurorisë gjatë aksionit janë sekuestruar më dhjetëra dosje të cilat ishin të vendosur në zyret e ish organeve paralele të Serbisë në këtë komunë. Ky objekt ishte mbyllur nga Policia ditë më parë.

Po ashtu gjatë këtij aksioni janë larguar edhe kamerat ilegale të cilat monitorin qytetin. Sipas pamjeve të siguruara nga KALLXO.com është zbuluar edhe vendi ku ruheshin pamjet e filmuara nga këto kamera.

Prokurori Rasim Maloku tha se këto do largohen të gjitha materialet, folderët, kompjuterët, shtëpizat e gjithçka çka është përdorur për punë në këtë objekt.

Previous post I jepet lamtumira e fundit mjekut kosovar që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë (PAMJE)
Next post “Radojiçiq dikur endej i lirë e hynte në institucione, tash maleve si kaçak”