E rëndë: Vdes shoferi i veturës që u përplas me autobusin në rrugën Mitrovicë – Skënderaj (FOTO/VIDEO)

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite, në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj.

Gazeta Sinjali mëson se nga ky aksident i rëndë, ngeli i vdekur një 66-vjeçar, i cili ishte shofer i veturës së përfshirë në aksident.

Vetura, shoferi i së cilës humbi jetën, është përplasur me një autobus i cili bartte punëtorë të Feronikelit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.

Previous post E vrau “pse po e këqyrte”, i jepen 17 vjet burg (VIDEO)
Next post 1 orë nuk ishte në shtëpi, ia vodhën mbi 15 mijë € (VIDEO)