E vrau “pse po e këqyrte”, i jepen 17 vjet burg (VIDEO)

Nisi me fjalosje, por përfundoi në vrasje.

Dënimin për ata që ia ndalën jetën Bajram Qelit, e dha të enjten Gjykata Themelore në Ferizaj.

Ani se ishte me shok dhe e priti derisa i ndjeri doli nga kafeneja e pastaj e goditi disa herë me thikë, kryesori mori dënimin më të madh.

Leonit Muhaxheri u dënua me 17 vjet burg.

Albin Balia dhe Eugen Bajralia morën nga 2 vjet e 6 muaj burg, pasi u akuzuan veç për rrahje.

Mërgim Atanasovës iu dha 7 muaj burg, derisa Rinor Jashari do t’i japë 5 mijë euro kesh, që nuk i lajmëroi shokët.

Por, ky vendim nuk i duket i drejtë familjes së viktimës, për të cilët dënimi për të akuzuarit është qesharak.

Avokati thotë se më e padrejta ishte rikualifikimi i lëndës nga vrasje e rëndë në vrasje, derisa bëri me dije se për dënimin e Gjykatës së Ferizajt, do të ankohet në atë të Apelit.

Previous post E rëndë: Vdiq shoferi dhe mjeku nga aksidenti me autoambulancë, edhe një 20 vjeçar në gjendje të rëndë
Next post E rëndë: Vdes shoferi i veturës që u përplas me autobusin në rrugën Mitrovicë – Skënderaj (FOTO/VIDEO)