Themeluesi i portalit “Fol shqip” në Luginë të Preshevës, Jeton Ismaili, ka folur për mitingun që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet ta mbajë nesër por edhe për vizitën e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin në Moskë.

Ai tha se opinioni në Serbi më shumë është i përgatitur për mitingun Vuçiqit sesa vizitën e Vulinit.

Ismaili foli edhe për matjet e opinionit publik në Serbi, ku tha se “disponimi rus është duke u rritur”.

“Ka ndryshuar edhe përqindja e popullatës serbe për sa i përket integrimit në BE. Dikur mbi 50 për qind e serbëve ishin pro integrimit të Serbisë në BE ndërsa tani shumica e qytetarëve mendojnë se Serbia nuk duhet të futet me asnjë çmim në BE, e sidomos nëse kjo ka lidhshmëri me Kosovën”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se në Serbi ka edhe televizione që në ‘prime-time’ ftojnë për çdo natë ish-ushtarakë serbë që bëjnë tifozllëk për Rusinë në raport me luftën në Ukrainë.

“Është një televizion nacional këtu i cili cdo natë ka të ftuar në emisionet e tyre rrymat pro-ruse, ku gjithë aleancën perëndimore në krye me NATO-n e quajnë agresor”, tha Ismaili, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

"Mos e shaj Drenicën - Nanën e ka shk*në..." Qytetarët përplasën mes vete gjatë intervistës
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zgjedhjet në Turqi në prag të balotazhit

Në Turqi janë duke u numëruar votat për zgjedhjen e presidentit, ku…

Erdogani, gati për ta vazhduar udhëheqjen (VIDEO)

Brohoritjet për Rexhep Tajip Erdogan u dëgjuan  posa ai mbërrit në qendrën…

Ambasadori i Qipros në Serbi: Qëndrimi ynë për mosnjohjen e Kosovës është parimor dhe konsistent

Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Teofilaktu ka deklaruar se qëndrimi i…

Gruaja italiane vdes pasi i kaloi 31 vjet në koma

Një grua në Itali ka vdekur pasi i kaloi 31 vjet në…