Zёvendёskryeministri i Kosovёs, Besnik Bislimi ka reaguar pas situatёs sё krijuar nё veri.

Ai nё reagimin e tij ka deklaruar se, kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё, dhe se institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre.

“Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs.

Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё.

Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar.

Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs”, ka deklaruar ai.

Bislimi shton tutje se, njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra.

“Kryetarёt e porsaemёruar i uroj pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujtoj qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё.

Qytetarёt i ftoj qё t’u japin kohё tё sapozgjedhurve tё tregojnё se nё ç’masё i qёndrojnё mbrapa premtimeve tё bёra dhe principeve tё njё qeverisjeje tё drejtё, efikase, transparente, e nё shёrbim tё qytetarit”, theksoi ai.

Zёvendёskryeminstri nё fund tё reagimit ka thёnё” mekanizmat e sigurisё i ftoj qё tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve dhe njё ambient tё qetё pёr tё gjithё”.

"Mos e shaj Drenicën - Nanën e ka shk*në..." Qytetarët përplasën mes vete gjatë intervistës
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Ma ke këputë krahun e shpirtin bre…”, postimi prekës i vëllait të 30-vjeçarit që vdiq në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme u raportua se 30-vjeçari, Erblin Shala u gjend…

Lista Serbe paraqet dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se janë dy kërkesa që…

“Shkoi për të kullotur lopën” – Flet daja i katër vjeçarit që humbi jetë tragjikisht në kanalin e Ibër Lepencit / VIDEO

Daja i 4 vjeçarit i cili u gjet i vdekur në kanalin…

Këta janë katër të dyshuarit për gjuajtjen me kallashnikov në Prishtinë / EMRAT

Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën…