Një person raportohet se ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Prizren.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për Sinjalin.

Sipas policisë, një person i moshës 19-vjeçare (K.Z), në një objekt banesor në ndërtim, gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet.

Mediat raportojnë se viktima është Klodian Zogaj, 19 vjeçar nga Malisheva, që po punonte ndërtimtari në Prizren.

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e siper, një person i moshës 19 vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartesi e konsiderueshme”, ka deklaruar z. Bytyqi.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Viktima ka rene nga Kati i tret nga skelet. Ne vendngjarje kan dal edhe mjeket nga emergjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, shton Bytyqi.

"Mos e shaj Drenicën - Nanën e ka shk*në..." Qytetarët përplasën mes vete gjatë intervistës
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Gëzimi iu ndërpre në gjysmë”, Halil Kastrati i premtoi ndërtimin e shtëpisë, por vëllau nuk e lë ta ndërtojë në pronën e tij

Pak ditë me parë familjes se Isuf Gjokajt iu kumtua lajmi se…

Gjenden dy persona të vdekur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dy persona pa shenja…

“E ka rreh me kabëll, me thikë, me çelësa” – Flet nëna e Jetmira Bekës që u vra nga burri në Gjermani

Një krim i rëndë ka ndodhur të shtunën në një familje kosovare…

Ky është 35-vjeçari nga Kosova qe iu bë atentat në Hannover të Gjermanisë

Një 35-vjeçarit nga Kosova i është bërë atentat në Hannover të Gjermanisë.…