Të paktën dy persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur në një sulm me raketa në një klinikë mjekësore në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro.

Sipas kryetarit të Dinpros, Serhiy Lysak, 21 nga 23 të plagosurit janë në spital, teksa tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Për sulmin ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se “terroristët rusë konfirmojnë edhe një herë statusin e tyre kundër çdo gjëje njerëzore”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sulme me raketa e dronë pati në të dy anët, ku kryeqyteti ukrainas, Kievi, ishte shënjestër e dronëve, ku si pasojë një qendër tregtare, një shtëpi dhe disa makina u dëmtuan.

Ndërsa, në Rusi, një shpërthim dëmtoi një ndërtesë banimi dhe zyra në qytetin jugor të Krasnodarit, në lindje të Krimesë, të premten në mëngjes.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

"Mos e shaj Drenicën - Nanën e ka shk*në..." Qytetarët përplasën mes vete gjatë intervistës
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zgjedhjet në Turqi në prag të balotazhit

Në Turqi janë duke u numëruar votat për zgjedhjen e presidentit, ku…

Erdogani, gati për ta vazhduar udhëheqjen (VIDEO)

Brohoritjet për Rexhep Tajip Erdogan u dëgjuan  posa ai mbërrit në qendrën…

Ambasadori i Qipros në Serbi: Qëndrimi ynë për mosnjohjen e Kosovës është parimor dhe konsistent

Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Teofilaktu ka deklaruar se qëndrimi i…

Gruaja italiane vdes pasi i kaloi 31 vjet në koma

Një grua në Itali ka vdekur pasi i kaloi 31 vjet në…