Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vitia’ në Prishtinë, ku një person është therur me thikë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Ali Kosova, 52-vjeçar.
Kosova u dërgua në gjendje te rëndë në QKUK, ku humbi jetën.
Të njëjtat burime njoftuan se i dyshuar është dhëndri i viktimës.