Dita e sotme ishte e kobshme për familjen Tofaj nga Juniku. Pronari i fabrikës “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, në rrethana akoma të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.
Policia dhe Prokurori i Shtetit tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nga Drejtoria Rajonale në Pejë e kanë dhënë një konfirmim zyrtar për Sinjalin.
Vdekjen e çiftit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa sipas informacioneve të para, shakatar dyshohet të ketë qenë rryma.
“Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike.” – kanë thënë nga Policia për Sinjalin.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se Prokurori i Krimeve të Rënda tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Edhe njësitë përkatëse të Policisë tashmë kanë intervenuar dhe akoma nuk dihen rrethanat e rastit.
Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia, por akoma nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar.