Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumicën e rasteve viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por ndryshe ka ndodhur së fundmi në Malishevë, raporton Gazeta Sinjali.
Një burrë i moshës madhore e ka denoncuar një rast të dhunimit në Polici, ku ka raportuar se është keqpërdorur nga një burrë tjetër.
Raportimi i rastit nga viktima është bërë gjatë ditës së djeshme dhe akoma nuk dihet nëse ngjarja ka ndodhur po dje, apo më herët
Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës dhe kane njoftuar se viktima dhe i dyshuari janë me probleme psiqike.
Si rezultat i raportimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.