Një ngjarje tragjike ka ndodhur në komunën e Vitisë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima që dyshohet se ka kryer vetëvrasje është Adem Zeka.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë.
Për lajmin e trishtë kanë shkruar edhe familjarët e të njderit ku kanë dhënë edhe detaje rreth ceremonisë mortore.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në 16:00 në varrezat e fshatit Begunc.