Vrasja e Liridona Murselit, të mërkurën mbrëma, tronditi Prishtinën.
Policia sot ka kryer disa hetime intensive, duke arrestuar Naim Murselin, bashkëshorti i Liridonës, si dhe Granit Plavën.
Të njëjtit dyshohet të kenë bashkëpunuar për vrasjen e tashmë të ndjerës.
Burime të Indeksonline pohojnë se pak çaste më parë është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për përfshirje në rast.
I dyshuari në fjalë pohohet të jetë vëlla i një prej policëve të Njësisë Speciale.
Bëhet fjalë për Kushtrim Kokallën, pjesëtar i FSK-së.