Në varrezat e qytetit të Pejës është varrosur Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra të martën nga bashkëshorti i saj.
“Për ne rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejt të zbardhin rastin dhe të kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin, e sidomos në shtetin e as në kombin tone, në Kosovë , Shqipëri e më gjerë. Ju faleminderit juve kaq është prej neve nuk dijmë kurgjë më tepër për rastin. Ju faleminderit shumë, ju falënderoj edhe ju media për punën dhe që po na ndihmoni, për krejt”, tha Shpat Ukella, vëlla i Gjyljetës.
Vrasjen e Gjyljetës e kanë dënuar rëndë edhe familjarët e bashkëshortit të saj.