Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ka ndodhur sonte në fshatin Krushevë të Klinës, ku u përfshinë një furgon dhe treni, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktimat janë çifti Fahri dhe Vlora Deçani, të cilët ndërruan jetë në spital.
Lajmin për vdekjen e tyre e ka kumtuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha për Sinjalin se janë informuar nga mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, që viktimat s’kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve të marra.
“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.
Tragjike: Vdesin dy të lënduarit në aksidentin e rëndë mes trenit dhe furgonit në Klinë
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe në të janë përfshirë një tren dhe një kombibus.
“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombibus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka njoftuar paraprakisht Gashi.
Treni godet një furgon në Klinë, lëndohen rëndë dy persona