Naim Smajli në dhjetorin e vitit 2022 dyshohet ta ketë vrarë me armë zjarri djalin e tij.
Krejt ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe pronësore.
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës është zhvilluar seanca e radhës për këtë rast.
Smajli i akuzuari për vrasjen, nuk ka mundur ta jap mbrojtjen e tij pasi ka thënë se është me terapi.
“Nuk jam mirë, jam me terapi për kokë”, ka thënë ai, raporton Nacionale.
Prokuroria është tërhequr nga një provë që ndërlidhet me disa pamje të një CD-je. Kurse, avokatja e të akuzuarit ka kërkuar ekzaminim psikiatrik, që është refuzuar nga trupi gjykues.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë me 22 dhjetor të 2022, Naim Smajli rreth orës 17:00 në fshatin Bajçinë, Komuna e Podujevës për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore lidhur me çështje pronësorë me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij tani të ndjerin E.S.
VIDEO: