Një burrë nga Kosova, i njohur si Rrustem Llapi, është arrestuar në Gjermani, nën dyshimin se e ka vrarë një serb brenda një lokali në Dyseldorf.
Lidhur me këtë rast, ka folur vëllai i dorasit, i cili tha se nuk i di shkaqet që dërguan deri te vrasja.
”Aq sa dini ju portalet, aq dimë edhe ne. Vëllai im ka qenë një njeri shumë i dashur, jo drogirash – iu garantoj që as shijen e alkoolit nuk e di çfarë është”, tha ai në Klan Kosova.
”Unë kam komunikuar edhe me gruan e tij dhe me djem. As ata nuk e dinë qysh dhe pse”.
”Iu garantoj që është një njeri shumë i mençur dhe i matur, pa qenë ngushtë diçka ai nuk do të shtinte me armë”.