Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, ndërsa shpesh të dyshuar, janë persona të moshës madhore, të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një rast i tillë i ka ndodh edhe një 13 vjeçares nga Malisheva, e cila fillimisht ishte raportuar e zhdukur nfa familjarët e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se ajo është gjetur me dy persona të moshës madhore në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Gazeta Sinjali zbulon se dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë: Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tyre është hapur rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.