Për njohësin e Kriminalistikës Mensut Ademi, mes Liridona Ademajt dhe Naim Murselit ka pasur një konflikt, për të cilin sipas tij, rrethi i ngushtë familjar apo miqtë e tyre, ka qenë në dijeni.
Në Klan News, Ademi u shpreh se kjo kuptohet edhe nga deklaratat që janë bërë si nga babai i Naimit edhe nga vëllai i Liridonës.
Detaje të reja për vrasjen e Liridona Ademajt: Granit Plava sillej në obor…
“Nëse analizojmë deklaratat e vëllait të së ndjerës ose babait të Naimit, ka pasur një konflikt. Sipas të gjitha gjasave, shkakun, jo vetëm në këtë rast, shkaku dihet prej rrethit të afërt dhe rrethi i afërt e para është familja, e dyta është rrethi shoqëror.”
“Shokë miq dhe familja dinë shumë se cila ka qenë kauza, shkaku, që e ka shtyrë të kryhet kjo vepër penale… Në këtë rast kryerësi dhe viktima kanë lënë gjurmë nëse shohim se ka pasur probleme. Viktima kanë lënë gjurmë. Gjurmët janë diku të shkruara, ose në pajisje elektronike, ose në ditar, ose i dikujt i ka rrëfyer problematikën që kanë pasur personat në fjalë”, thotë ai.