Dy trupa të pajetë janë gjetur dje në Prishtinë. Në raportin 24 orësh raportohet se trupat e pajetë janë gjetur të shtrirë në tokë.
Policia ka nisur hetimet lidhur me shkakun e vdekjes, shkruan Insajderi.
HETIM MBI VDEKJEN
Prishtinë / 27.03.2024-06:40. Një femër kosovare ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë. Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
Prishtinë/ 27.03.2024-13:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.