U godit me veturë dhe u rrah për vdekje, ndërron jetë 18 vjeçari nga Podujeva
Një 18 vjeçar ka ndërruar jetë sot pasi mori plagë të rënda nga goditja me veturë dhe më pas rrahja me shufra metalike.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij.
Lulzim Fejzullahu nga Podujeva dyshohet se ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.
Rasti kishte ndodhur në rrugën “Drenica”.
Lulzimi ishte dërguar për trajtim në QKUK, atje edhe ku ndërroi jetë.
Burime të Indeksonline pohojnë se viktima kishte humbur të dy prindërit kohë më parë.
Në anën tjetër, bëhet e ditur se dy të dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar nga policia.
Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri të ky incident i rëndë./Indeksonline/