Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin Regjional të Gjilanit. Kirurgu i njohur, Arbër Morina, kërkoi ndihmën e organeve të rendit, pasi i njëjti dyshohet se u sulmua fizikisht nga kolegu i tij, Luan Mustafa.
Dr.Morina ka marrë lëndime trupore si pasojë e sulmit fizik me të cilin u përball dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa kirurgu Mustafa është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Morina ka rrëfyer gjithë ngjarjen, duke thënë se Mustafa e ndjekur pasi ka dalë nga salla dhe më pas e ka rrahur.
E sipas tij, sebep për këtë janë raportimet ndaj Mustafës, për të cilin thotë se disa herë ka thyer rregullat e spitalit.