Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes së sistemit kabllor ISP Broadcast kur pronari Qëndrim Kryeziu në darkën e fundit ua kumtoi atyre dhuartat nga 5 ari truall, secilit prej tyre.

Ata fare nuk po e prisnin këtë lajm tepër të gëzueshëm për fundvit derisa moderatori i mbrëmjes nisi t’i ftojë ata indivualisht për t’u dhënë njoftimin për këtë donacion meritor në vlerën e më shumë se një milion eurove.

Deri më tash asnjë prej kompanive afariste të sektorit privat që operon në treg nuk i ka vlerësuar punëtorët e saj për punën e tyre me këtë çmim.

Ndërsa po e merrnin njoftimin se janë bërë secili prej tyre me nga pesë ari truall, shumë afër lagjes Marigona, punëtorët veteranë të ISP Broadcast, ishin shumë të emocionuar dhe padiskutim mirënjohës që pronari i tyre po ua jepte falas tokën.

Në një fjalim të shkurtë, vet Qëndrim Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv dhe pronar i ISP Broadcast, u dha atyre edhe një lajm tjetër, se shumë shpejtë do të nisë t’ua ndërtojë edhe shtëpitë.

Në këtë ngjarje, nuk ishte kjo supriza e vetme që la me gojë të hapur krejt punëtorët. Kryeziu tha se do të jetë dorëshlirë duke u ofruar stafit, secilit prej tyre edhe banesa nëse ata hyjnë në kontrata pune prej 5 deri në 10 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…

Vrasja në Skenderaj, dëshmitari: F.M. ma drejtoi armën, më tha dërgoje viktimën në spital

Haxhimet Bardhi, në cilësinë e dëshmitarit, ka deklaruar se i akuzuari Fiton…