Ekzekutimi i Liridona Ademajt tronditi të gjithë opinionin publik, kjo nga skenari gjakftohtë që planifikoi bashkëshorti i saj.
Në rrëfimin e tij të plotë për ngjarjen, Naim Murseli ka thënë se ka qenë në dijeni se Granit Plava ishte personi që shtiu me armë zjarri për të vrarë bashkëshorten e tij, Liridona Ademajn, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të shkuar.
Megjithatë, ai ka mohuar të ketë porositur vrasjen e saj, duke pranuar vetëm se ishte takuar me të dyshuarin për vrasje, Granit Plavën, në ditën e ngjarjes. Naim Murseli ka treguar se në ditën e ngjarjes ishte në Gjakovë për punë personale, dhe në një moment të rastësishëm u takua me Granitin. Ata u shoqëruan për të gjetur një gomister për të rregulluar gomën e makinës së tyre.
Gjatë kësaj kohe, ata janë pyetur nëse janë të interesuar për një armë, dhe pasi Granit Plava u tregua i interesuar, Naim Murseli ia dha paratë për ta blerë. Më pas, ata ndahen për të marrë një makinë në një fshat të afërt. Naim Murseli thotë se ishte i vetëdijshëm për problemin familjar që kishte me bashkëshorten, përfshirë një ndarje të dërguarit në SMS dhe tradhtinë e saj me një person tjetër. Ndërsa ata u larguan me makinën, ata u përballën me Granitin e maskuar me armë në dorë, dhe Naim Murseli thotë se ndërsa ishte i shokuar, ai i ka thënë bashkëshortes të japë çfarë të kërkonte.
Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolla ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty. Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur”
Ai pastaj ka hapur derën e veturës për të lejuar bashkëshorten dhe fëmijët të largoheshin, dhe në momentin që ata u larguan, ai dëgjoi një krismë, pa e parë se çfarë ndodhi më pas. Murseli ka rrëfyer se kjo ngjarje e ka rënduar dhe ka ndikuar në raportin e tyre martesor, duke përfunduar me kërkesën për ndarje që ai kishte bërë dhe që bashkëshortja nuk e pranoi.