Çmimet e faturave të energjisë elektrike në muajin e fundit kanë tronditur qytetarët e Kosovës.
Faturat e energjisë elektrike për qytetarët këtë muaj ishin shumëfish më të larta, por një qytetari këtë muaj fatura i erdhi hiç më pak se 45 fish më shumë.
Në muajin e kaluar, ai kishte paguar 82,93 euro faturë të energjisë elektrike, por këtë muaj, bilanci i tanishëm në faturë për të shënjon hiç më pak se 3701 euro.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dalë me një reagim pas ankesave të qytetarëve për faturat e larta të energjisë elektrike për këtë muaj.
Nga KMDLNJ i kanë quajtur si “jonormale” faturat e këtij muaji, derisa i kanë kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të nis hetime urgjentisht. /Paparaci.com/