Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot për familjen Hyseni nga fshatin Nikadin të Ferizajt, pasi siç mësoi Sinjali, djali i tyre, 18-vjeçar u nda nga jeta në vendin e tij të punës. I ndjeri ishte punëtor i kompanisë Sela Impex, e cila e ka bazën në Nikadin të Ferizajt.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, i riu në Emergjencës është dërguar pa shenja jete. Aty mjeku kujdestar u konstatua për vdekjen e tij.

Teksa siç bëjnë të ditur familjarët e viktimës, i riu Shpresim Hysenaj pësoi sulm kardiak. I njëjti ishte edhe djali i veteranit të UÇK-së, Bekim Hysenaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Ferizaj.

“Sot, rreth orës 15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete”.

“Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në një fabrikë në fshatin Nikadin të Ferizajt”.

“Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore”, thuhet në njoftimin e Policisë për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali e ka kontaktuar edhe kompaninë ferizajase të prodhimit të mobiljeve – nga aty nuk kanë pranuar tash për tash të flasin për rastin duke thënë se “janë të shqetësuar”.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili rastin e ka cilësuar si “vdekje e dyshimt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pas vrasjes e Liridonës, prindërit e Naim Murselit marrin vendimin e papritur / DETAJE

Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e…

“Kom video e fakte t’forta. Më kanë rrah, por..” Shabani takohet me Naim Murselin, tregon çka biseduan

Vrasja mizore e Liridona Ademajt, krim ky që tronditi vendin para disa…

“O m’kapi plumbi, ka qenë i mbuluar në gjak, gjall o kon… Patëm me ju vra tonve” / Dëshmia e vëllaut të 23 vjeçarit që u vra

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Momenti kur vrasësi Granit Plava futet në restorantin ku u shtrua “darka me helm” për Liridona Ademajn / VIDEO

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi…