Indeksonline ka raportuar të premtën se dy persona nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Hungari.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi vetura e viktimave është përplasur me një kamion, ku humbën jetën Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave, ku një familjarë ka shkruar për vdekjen e mikut dhe dhëndrrit të tij.
“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë.Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhennetit, inshaAllah”, thuhet në njoftim./Indeksonline/