shtatzen
shtatzen

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në Vushtrri, ku një person nga pakujdesia ka goditur një grua shtatzënë, e cila tashmë është konfirmuar se ka humbur binjakët e saj. Viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se shoferi që shkaktoi aksidentin është Gani Veliu, 67-vjeçar, ndaj të cilit tashmë kanë nisur hetimet, pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin, duke e goditur këmbësoren në vija të bardha.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndaj tij masën e ndalimit policor, teksa gruaja që ishte në pritje të ëmbël dhe fatkeqësisht humbi binjakët, po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në spital.

Nga Policia kanë konfirmuar se i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur viktimën, teksa po lëvizte në fshatin Dobërlluk të Vushtrrisë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja për gjendjen shëndetësore të gruas.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Artila Kamberit vite më parë i kishte bërë vetëvrasje burri (FOTO)

Artila Kameri ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të ditës…

Biznesmeni kosovar ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, u premton edhe 10 milionë euro

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes…

Vrasja në Klinë: O vraje edhe kta – i dëmtuari rrëfen momentin kur gjashtë të akuzuarit sulmuan për vdekje vëllanë e tij

I dëmtuari Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit, rrëfeu ditën kritike se si…

Rrëfehet mjeku që dyshohet se u rrah nga Luan Mustafa: Më priti derisa dola, më ndoqi dhe më sulmoi

Policisë së Kosovës i doli punë gjatë ditës së djeshme në Spitalin…