Florian Marku dhe Chris Kongo do të luftojnë në O2 Arena në Londër. Kjo ndeshje e peshës së lehtë është pjesë e një eventi të duelit më madhor Frazer Clarke – Fabio Wardley.
Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e meçit të parafundit për mbrëmjen e sotshme, shkruan Indeksonline
Florian Marku dhe Chris Kongo janë duke u përgatitur për t’u futur në ring për meçin e shumëpritur nga tifozët shqiptarë.
Në këtë link mund ta shikoni “LIVE” meçin e boksierit shqiptar:
Kujtojmë që “Mbreti Shqiptar”, i pamposhtur me një rekord prej 13 fitoresh, ndërsa ka një barazim, u kthye në profesionist në vitin 2018. Fitorja e tij e fundit erdhi kundër Dylan Moran me nokaut teknik./Indeksonline/