Personi që shihni në foto është Gëzim Sinomataj, 22-vjeçari që u vra mbrëmjen e djeshme me snajper teksa kishte dalë në ballkonin e shtëpisë.
Një prej pistave që po hetojnë autoritetet është ajo e hakmarrjes për shkak të të shkuarës së vëllait të viktimës por edhe të afërmve të tjerë, disa prej të cilëve janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
Pak pas vrasjes, mbrëmjen e djeshme, policia gjeti një makinë të djegur që dyshohet se i përket autorëve.
Krimi duket se ishte menduar gjatë pasi autorët nuk kanë lënë thuajse asnjë gjurmë. 22-vjeçari kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit, ndërsa autorët e qëlluan nga një ndërtesë përballë me një plumb që e goditi në kokë.